Nata klasike edicioni i tretë, Pallati i Kulturës në Lezhë, një skenë emocionesh artistike
Pallati i Kulturës në Lezhë ka mirëpritur edicionin e tretë të spektaklit artistik “Nata Klasike”, organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve.
Në këtë aktivitet, fëmijët u ngjitën në skenë me këngë, kërcim dhe interpretime skenike, duke sjellë për publikun një mbrëmje artistike me elemente të artit klasik.
Programi i cili ishte përgatitur pergjate vitit pasqyroi nivelin artistik, disiplinën dhe përkushtimin e fëmijëve pjesëmarrës.
Drejtuesja e Qendrës Kulturore të Fëmijëve e vlerësoi aktivitetin si një moment të rëndësishëm për punën e bërë nga fëmijët dhe stafi pedagogjik.
Gjatë mbrëmjes, Bashkia Lezhë vlerësoi gjithashtu pedagoget Albana Përvathi dhe Rudina Demaliaj me certifikata mirënjohjeje për kontributin e tyre në formimin artistik të brezit të ri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




