Nathanaili: Trump nuk sheh rezultate nga OKB-ja, ‘Bordi i Paqes’ më pragmatik për të zgjidhur konfliktet
Pedagogu i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Petrit Nathanaili ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se presidenti amerikan nuk po sheh rezultate konkrete nga OKB-ja dhe se Bordi i Paqes mund të jetë më pragmatik për të zgjidhur konfliktet.
Megjithatë, duke iu referuar krijimit të Bordit të Paqes, Nathanaili tha se ky bord ende nuk dihet se si do të funksionojë nga brenda.
“Qëllimi i tij dihet sepse e kanë shprehur në atë letrën, ftesën apo si statut të Bordit në të ardhmen. Por nuk merret vesh, si do të funksionojë nga brenda, ç’kompetenca do të kenë shtetet, si do të diskutohet.
A ka kush të drejtën e vetos përveç presidentit të përjetshëm që është në krye të Bordit. Pra, të duket sikur është një organizatë private ndërkombëtare dhe kjo nuk stonon sot, sepse po shohim se po privatizohet çdo gjë, diplomacia po bëhet private.
Marrëdhëniet ndërkombëtare po bëhen kaq individuale në kuptimin e rolit të individit. Në këtë kuptim ka shumë pikëpyetje për të thënë se çfarë perspektive do të ketë”, u shpreh Nathanaili.
Ai vuri në dukje se që presidenti amerikan mbështetet në faktin që OKB-ja ka dështime, s’ka arritur të zgjidhë konfliktet kryesore dhe në këtë mënyrë me Bordin e Paqes “mund të bëjë diçka pragramtike siç ka demonstruar në disa raste të arrijë diçka. Në Gaza vërtet e arriti, por si e arriti me çfarë kosotoje. Me aleatët e tij të ngushtë problemet i ka shumë serioze.”
“Aty ka një fakt për mendimin tim; ndoshta do të jetë pozitive në të ardhmen, do parë edhe rezultati. Thjesht që presidenti amerikan mbështetet në faktin që OKB-ja ka dështime, s’ka arritur të zgjidhë konfliktet kryesore, kemi Gazën, kemi Ukrainën, është bërë e paqenë.
Zëri i saj është zëruar. Në këtë kuptim ai me të drejtë ka argument kur thotë se veprimi i saj në praktikë është i paefektshëm.
Në këtë drejtim ai mundet që me këtë organizatë të bëjë diçka pragramtike siç ka demonstruar në disa raste të arrijë diçka. Në Gaza vërtet e arriti, por si e arriti me çfarë kosotoje. Me aleatët e tij të ngushtë problemet i ka shumë serioze”, tha Nathanaili.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




