Nations League për vajza, Shqipëri-Kroaci në RTSH

Kombëtarja e vajzave është gati për ndeshjen e radhës në UEFA Nations League ndaj Kroacisë. Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, vajzat i dhanë fund përgatitjeve në stadiumin “Loro Boriçi”, aty ku do të luhet ndeshja.
I gjithë ekipi është në gjendje të mirë dhe vajzat do të jenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen ndaj Kroacisë.
Takimi Shqipëri – Kroaci do të luhet sot, në orën 16:00, në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH.
Kombëtarja e vajzave ka nevojë për mbështetjen e tifozëve në këtë sfidë dhe hyrja në stadium “Loro Boriçi” është falas.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




