NBA: “All Star Game 2026” , SHBA sfidon yjet e botës

Basketboll | 1 vit më parë

Lajmi ka qarkulluar për disa kohë dhe tani, sipas ESPN, ideja e përballjes së talenteve më të mira të basketbollit amerikan kundër atyre nga pjesa tjetër e botës duhet të marrë formë në ndeshjen e ardhshme “All-Star”.

Ndeshja, e cila do të zhvillohet shkurtin e ardhshëm në stadiumin e ri “Intuit Dome” në Los Angeles, (shtëpia e Clippers), pritet të jetë një turne “triangolar” midis dy ekipeve të përbëra nga lojtarë amerikanë dhe njëra me yje nga e gjithë bota që kanë ardhur në NBA.

Nga njëra anë, Nikola Jokic, Giannis Antetokounmpo, Luka Doncic, Shai Gilgeous-Alexander dhe talentet e tjera të basketbollit botëror; nga ana tjetër, ata të lindur dhe të rritur në Shtetet e Bashkuara, ndoshta me veteranët LeBron James dhe Steph Curry që udhëheqin lojtarë si Anthony Edwards dhe Jalen Brunson.

Ëndrra e një SHBA-je kundër pjesës tjetër të botës, e çmuar prej kohësh nga tifozët dhe entuziastët, dhe ndoshta një rezultat i pashmangshëm në një botë basketbolli gjithnjë e më të globalizuar, më në fund mund të bëhet realitet në Lojën e ardhshme “All-Star”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme