NBA/ Denver mund Houston në kohën shtesë, Detroit shtang Celtics në Boston

Denver Nuggets triumfojnë takimin më të rëndësishëm të Konferencës së Perëndimit duke mundur Houston Rockets në kohën shtesë. Duelin e madh mes Nikola Jokiç (39 pikë, 15 topa në tabelë dhe 10 asist) dhe Alperen Sengun (33 pikë, 10 topa në tabelë dhe 10 asist) e fitoi basketbollisti serb.
Ndërsa në Lindje Detroit Pistons fituan në Boston dujke i shkaktuar Celtics humbjen e dytë radhazi. Në këtë takim deciziv ishte Cade Cunningham, i cili mori shumë përsipër duke shënuar 32 pikë. Nga ana tjetër vetëm Jaylen Broën u përgjigj “prezent” me 34 pikë.
Në Konferencën e Lindjes spikat edhe humbja e pestë radhazi e Miami Heat, të cilët u mundën në shtëpi nga Toronto Raptors.
Ndeshjet
BOSTON CELTICS-DETROIT PISTONS 105-112
MIAMI HEAT-DETROIT PISTONS 96-106
DENVER NUGGETS-HOUSTON ROCKETS 128-125 OT
UTAH JAZZ-DALLAS MAVERICKS 140-133 OT
LOS ANGELES CLIPPERS-MEMPHIS GRIZZLIES 103-121
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




