NBA/ Kevin Durant në histori, kalon për pikë të shënuara Michael Jordan

Basketboll | 7 muaj më parë

Falë një koshi të realizuar në periodën e katërt në ndeshjen përballë Miami Heat, Kevin Durant bëri historinë duke i marrë vendin e pestë në kalsifikimin e pikëshënuesve më të mirë të historisë së NBA Michael Jordan-it.

Durant shënoi 27 pikë në fitoren e Houston Rockets përballë Miami me shifrat 123-122.

Sa i përket rekordit këtë sezon Kevin Durant eklipsoi shënues si Wilt Chamberlain (31,419) dhe Dirk Nowitzki (31,560). Ai deri më tani numëron 32.293 pikë, të cilat i lejojnë të kalojë një legjendë si Jordan (32.292).

Por Durant duket se nuk do të mjaftohet me kaq. Edhe pse është në sezonin e 19-të karrierës së tij në NBA, 37-vjeçari ka lënë të kuptohet se synon të kalojë edhe Kobe Bryant, i cili ka shënuar në karrierën e tij në NBA plot 33,643 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme