NBA play-off/ Golden Stejt mund Hjustonin, Kliveland eliminon Majemin

Basketboll | 2 vite më parë

Golden Stejti ka maksimalizuar faktorin fushë duke fituar edhe takimin e dytë të luajtur në San Francisko përballë Hjuston Rocket. Ekipi kalifornian mundi Rockets me shifrat 109-106 duke dërguar serionë në favor në shifrat 3-1. Për ekipin e Kerr i rëndësishëm ishte rikthimi i Xhimi Batler, i cili ishte autor i 27 pikëve. Numri dhjetë shënoi 14 pikë në periodën e katërt ku dhe u vendos takimi, i cili mund të kishte fitues të tjerë nëse Alperen Sengun (31 pikë) dhe Fred VanVleet (25 pikë) nuk shënojnë koshin e fitores.  

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes Kliveland Cavaliers mundën Majemin me 55 pikë diferencë (83-138) duke i eliminuar pas katër takimeesh, të cilat nuk kishin histori. Diferencat e pikëve mes dy skuadrave në këto katër takime ishin të tilla sa e kthejnë këtë seri në historike pasi kurrë më parrë një ekip nuk mundte me kaq shumë pikë diferencë një tjetër ekip në fazën play-off.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme