Ndahen “Medaljet e Arta” për gjimnazistët me 10 absolute-Rama vlerëson maturantin ekselent: Po merr edhe ndonjë 9-të

Aktualitet | 10 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar me “Medaljen e Artë” 190 gjimnazistët e vendit që kanë përfunduar gjimnazin me 10 absolute.

Në shpërndarjen e medaljeve, ka rënë në sy edhe Gentian Berisha, një gjimnazist i shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, i cili është klasifikuar si i vetmi maturant me mesatare 10.0, gjë për të cilën kryeministri Rama tha se “ky maturant nuk e njeh notën 9”.

“Dua të thërras këtu një djalë tjetër që edhe ky është histori më vete nga shkolla “Sami Frashëri”, jo në fund po as gjatë.

Ky nuk është mirë. Ky është shumë mirë. Dua ta thërras Gentianin nga shkolla “Sami Frashëri”, tha Rama në shpërndarjen e “Medaljes së Artë”.

Në fjalën e tij, maturanti Gentian Berisha falënderoi familjarët dhe shkollën për kontributin e dhënë në rrugëtimin e dijes.

“Unë quhem Gentian Berisha, sot me një privilegj dhe nder të veçantë kam kënaqësinë të ndodhem para jush për të përfaqësuar jo vetëm një maturant të rezultateve ekselente por që duke u finalizuar si maturanti i vetëm në rang republike për këtë vit shkollor me një mesatare prej 10.0, një shifër sa i afrohet idealizimit platonik aq sa edhe utopisë së Campanellos, por që në fund të ditës është një simbol i një pune të palodhur dhe një përkushtimi 12 vjeçar tashmë që finalizohet me këtë sukses që është mënyra më e bukur për ta ndarë me të gjithë ju.

Është kënaqësi e veçantë që të shohim se si mundi i secilit prej nesh në këtë ditë të shënuar, finalizohet në një formë të tillë dhe i të gjithë atyre studentëve dhe nxënësve që janë të përkushtuar në rrugën e dijes janë suportuar nga familjet dhe shkolla, që kanë kontributin e tyre në këtë rrugëtim arsimor të tyrin”, tha maturanti Gentian Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme