Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, qeveria shpall të dielën, 2 Nëntor, ditë Zi Kombëtare në nderim të ish- kryeministrit

Politikë | 1 vit më parë

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare për të dielën, datë 2 nëntor 2025, në nderim të ish-Kryeministrit dhe politikanit të shquar, Fatos Nano.

Nëpërmjet këtij vendimi, Qeveria kërkon të nderojë kontributin e tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit.

Programi i ceremonive shtetërore:

Për nder të ish-Kryeministrit, do të zhvillohet një ceremoni funebre shtetërore dhe Homazhe Kombëtare pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë, sipas këtij programi:

08:30 – 11:00: Homazhe publike.

11:15 – 11:45: Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet.

12:05: Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës.

Simbolika kombëtare

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize gjatë gjithë ditës.

Gjithashtu, në orën 12:00, në mbarë vendin do të mbahet një minutë heshtje në respekt të tij. Radiotelevizioni Publik Shqiptar do të transmetojë muzikë funebre gjatë zhvillimit të ceremonisë shtetërore.

Për organizimin e detajuar të ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror, i cili do të jetë nën mbikëqyrjen e Kryeministrit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme