Ndjekje aksion në mesnatë/ I mituri s’i bindet urdhrit, përplas makinat e policisë, plagosen 2 efektivë
Një ngjarje e pazakontë dhe e rrezikshme ka ndodhur në Tiranë, ku një i mitur rreth 14 vjeç, së bashku me bashkëmoshatarin e tij pasagjer, ka qenë në drejtimin e një automjeti.
Sipas informacioneve paraprake, ata dyshohet se kanë goditur disa automjete gjatë lëvizjes, çka ka bërë që të ndiqen nga patrullat e policisë së rendit dhe asaj rrugore në disa zona të ndryshme të qytetit.
Gjatë ndjekjes, drejtuesi i mjetit ka përplasur një automjet të forcave “Shqiponja” dhe më pas një tjetër mjet policie, duke shkaktuar plagosjen e dy efektivëve, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.
Pas ngjarjes, autori është larguar drejt banesës së tij dhe më pas është dorëzuar në komisariat. Forcat “Shqiponja” kanë gjetur dhe mjetin tip “Golf” që goditi automjetet, në lagjen Partizani.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




