“Ndjesi”, ekspozitë e Emjona Stasit në Durrës: Peizazhe dhe portrete me guralecë që shprehin qetësi dhe reflektim
Në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në Durrës është hapur ekspozita personale e artistes Emjona Stasi, me titull “Ndjesi”, kuruar nga Suzana Varvarica Kuka.
Ekspozita paraqet një përzgjedhje veprash që përmes ngjyrave dhe kompozimeve përcjellin qetësi, harmoni dhe reflektim të brendshëm.
Në ekspozitën e saj të shtatë vetjake artistja ka ardhur ndryshe, duke përdorur guralecë të mbledhur në gjirin e Durrësit për të krijuar peizazhe dhe portrete që shprehin emocionet e saj.
“E gjithë puna ime është një ndjesi dhe unë kështu e konceptoi dhe mu duk që ky titull i shkonte më së miri. Gati gjysma e ekspozitës është e krijuar me guralec të mbledhura në bregdetin e Durrësit”, tha ajo.
Emjona Stasi është pjesë e skenës artistike që prej vitit 1977, me mbi 50 ekspozita brenda dhe jashtë vendit.
Punimet e saj gjenden në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Galerinë e Durrësit dhe në koleksione private në disa vende të botës. Ekspozita “Ndjesi” do të qëndrojë e hapur deri më 26 tetor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




