Ndrenika në gjyqin e Veliajt, Vangjeli: Akt njerëzor! Neveri e pafundme për reagimin në rrjet
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar debatet e krijuara pas pranisë së aktorit Robert Ndrenika në seancën gjyqësore ndaj Erion Veliaj, duke e cilësuar gjestin e tij si “një akt njerëzor”.
Në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, Vangjeli u shpreh se reagimet e ashpra në rrjetet sociale ndaj Ndrenikës janë të padrejta dhe të mbushura me “neveri të pafundme”. Sipas tij, kritikat nuk mbështeten në prova apo fakte që të cenojnë figurën dhe veprimin e aktorit.
Vangjeli theksoi gjithashtu se Ndrenika, si një ikonë e artit shqiptar, po sulmohet padrejtësisht, ndërsa për Veliajn kujtoi parimin e “pafajësisë së prezumuar”, duke theksuar se ai mbetet një politikan nën akuzë dhe jo i dënuar.
“Unë nuk shikoj atje vetëm sallën e një gjyqi, përtej kësaj salle gjyqi është një sallë tjetër që është gjyqi popullor dhe pastaj dhe një tjetër ku secili bëhet dhe gjyqtar dhe prokuror. Të gjithë akuzatorët e zotit Nderika nuk sjellin asnjë fakt, asnjë provë që të cenojnë aktin tij. Ajo çka pashë unë në sallë është krejt e kundërta që thotë një shumicë që bërtet ose një pjesë e shoqërisë shqiptare që bërtet, sepse kam ndjerë një neveri të pafundme për këtë lloj reagimi. Atje shikoj një akt njerëzorë dhe moralisht më epërme se një shumicë ulëritëse që përqafon një tjetër qenie njerëzore e cila ndodhet në fatkeqësi. I pari është një ikonë i cili merret nëpër gojë sepse shumë kush më gojë të shprishur mendon se ai mund të jetë pasta ideale e dhëmbëve, kurse i dyti është një politikan nën akuzë dhe në Evropë quhet me pafajësi të prezumuar”, u shpreh Vangjeli.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




