Ndryshime në arsimin parauniversitar, njohja e diplomave, mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe
Komisioni i Ligjeve shqyrtoi projektligjin “Për një shtesë në ligjin ‘Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar”.
Propozimet e paraqitura nga deputetja e Evis Kushi (PS) kanë në thelb trajtimin financiar të mësuesve që kanë përfunduar studimet para hyrjes në fuqi të Sistemit të Bolonjës.
Sipas saj, referuar legjislacionit aktual, diplomat e këtyre mësuesve nuk ekuivalentohen me 8 semestra ndërsa propozonte të njihen diplomat e tyre si studime me 8 semestra për efekte page, me qëllim trajtimin e barabartë financiar të kësaj kategorie mësuesish.
Nga Ministria e Arsimit u propozua gjithashtu që në ndryshime të përfshihet edhe rritja e moshës së fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollat speciale, duke marrë parasysh se këta nxënës shpesh e fillojnë arsimin me vonesë krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre.
Ndryshimet u miratuan në parim nga deputetët.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




