Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Rama: Do ti kalojmë edhe nëse rrëzohen nga presidenti Meta!

Politikë | 6 vite më parë

Nga Selia e Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Presidentit Ilir Meta të dekretojë pa humbur kohë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Zoti Rama tha se mazhoranca do ti kalojë në kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor, edhe nëse ato do të rrëzohen nga Presidenti Ilir Meta. “Nëse presidenti Ilir Meta dërgon  në Kuvend kthim të Kodit Zgjedhor, do të rrëzohet” deklaroi zoti Rama.
Lidhur me deklaratën e Presidentit që të respektohet marrëveshja e 5 qershorit kryeministri Rama u përgjigj duke thënë se është respektuar 5 qershori dhe 30 qershori”. “Është respektuar dhe nuk ka asnjë gjë më për të thënë dhe nuk ka më kohë për të humbur. Presidenti bën mirë të firmos dhe ta kthejë sa më parë, në mënyrë që të vazhdojë implementimi, sepse koha për implementimin është e shtrënguar dhe ne do ta votojmë fiks siç e kemi votuar”, tha kryeministri Rama, duke folur për Kodin Zgjedhor.
Kreu i shtetit Ilir Meta, të hënën, në një komunikim në mediat sociale, i kërkoi mazhorancës të respektojë marrëveshjen e 5 Qershorit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme