Në Argjentinë janë të sigurt: Milani ka bërë ofertë për Leandro Paredes!

Ka një lajm interesant që vjen nga Argjentina në lidhje me merkaton e orëve të fundit te Milani. Sipas asaj që bën me dije “ESPN”, klubi kuqezi ka lëvizur në mënyrë konkrete për të rikthyer në Itali Leandro Paredes.
Mesfushori argjentinas për momentin është pjesë e Boca Juniors, ndërsa Milani e ka marrë shumë seriozisht lëvizjen e tij drejt Serie A. Madje, ka edhe një ofertë të parë për Paredes nga drejtuesit kuqezi.
Në Argjentinë janë të sigurt për këtë fakt, edhe pse duket e vështirë që Milani të interesohet për një futbollist 32-vjeçar. Për më tepër, trajneri Amorim ka një numër të lartë lojtarësh në mesfushë. Në çdo rast, para se të bëjë ndodnjë blerje, klubi italian më parë duhet të bëjë ndonjë shitje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




