Në arrest shtëpie, drejtoresha e AKSHI-t ankimon vendimin e GJKKO

Aktualitet | 9 muaj më parë

Mirlinda Karçanaj drejtoresha e AKSHI-t (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) ka ankimuar vendimin e GJKKO për caktimin e masës “arrest në shtëpi” ndaj saj.

Të njëjtin vendim në Apelin e Posaçëm e ka ankimuar edhe zv drejtoresha e AKSHI-t, Hava Delibashi, që po ashtu ndodhet në të njëjtën masë sigurie si Karçanaj.

Ankim sipas informacioneve kanë ushtruar edhe zv drejtori i policisë Tiranë Erion Ismaili, i pezulluar nga detyra, Andis Papa, Gezim Hoxha dhe Rogers Rryta që janë lënë në “detyrim paraqitje”.

Një muaj më parë, GJKKO me kërkesë të SPAK vendosi arrest shtëpie për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanajt dhe zv.drejtoreshën Hava Delibashin, arrest në burg për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin.

SPAK kërkoi 8 masa sigurie në lidhje me dyshime për abuzime me tenderat e AKSHI. Sipas SPAK, këta persona dyshohen se kanë favorizuar disa kompani kundrejt disa të tjerave për përfitimin e tenderave.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme