Në Brazil e konsiderojnë si Haaland-in e ri, është 17 vjeç, por ka një klauzolë shitjeje 100 mln euro

Tregu brazilian i futbollistëve është përgatitur mjaft mirë për merkaton e ashpër europiane pasi tashmë talenteve të ndryshëm u kanë vendosur klauzola, të cilat vetëm pak vite më parë paguheshin për lojtarë të afirmuar në kompeticione siç është Champions League.
Lojtari i radhës që po bëhet gati për të ardhur në Europë është Wendeson Wanderley Santos de Melo, i cili njihet me nofkën ‘Dell’ , i cili ka një klauzolë shitjeje prej 100 milionë eurosh.
17-vjeçari aktivizohet me skuadrën e parë të Bahia-s pasi u promovua pas performancës mjaft të mirë që bëri në 2023 ku në 34 ndeshje shënoi 40 gola.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



