Katedralja “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë kremton ditën e hyrjes së Jezusit në Jerusalem

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë është kremtuar këtë të diel dita e hyrjes së Jezusit në Jerusalem dhe kjo njihet si Dita e Dafinave ( Palmave).
Mesha e shenjtë e kësaj të diele u mbajt nga Kryepeshkopi i Tiranës Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani.
E Diela e Dafinave u kremtua në mbarë vendin, në Korçe, Gjirokastër , Fier, Berat, Elbasan dhe në të gjitha Katedralet dhe Kishat e vendit.
Pas liturgjisë hyjnore, qindra besimtarë të pranishëm në meshë kanë marrë me vete dafina duke i çuar në shtëpitë e tyre për më shumë shëndet në familjet e tyre.
Në mbrëmjen e të Dielës së Dafinave, kemi mbërritur në vigjilje të Javës së Madhe të vitit liturgjik të Kishës Ortodokse. Kjo është java më e madhe në Vitin Liturgjik.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




