Në kërkim në Spanjë për trafik droge, arrestohet në Laç me qëllim ekstradimin 40-vjeçari me 4 emra

Një 40-vjeçar është arrestuar në Laç, me qëllim ekstradimin e tij në Spanjë ku kërkohet për trafik droge. Në pranga u vu 40-vjeçari me 4 emra, Gjergj Gjoka alias Gjergj Marku, alias Gjergj Ruqja, alias Gjergi Ruqja, ndaj të cilit autoritetet spanjolle i kanë vendosur masën “arrest me burg” në 2025.
40-vjeçari akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal, me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira, përshtatja e ambienteve për kultivim droge dhe montimi i pajisjeve me qëllim kultivimin e drogës.
Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Krime kundër shëndetit publik/Kultivim i bimëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.
Gjatë operacionit policor në Spanjë janë gjetur dy ambiente të përshtatura për kultivim, një në Oropesa dhe një në Cabanes.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




