Në kërkim për prodhim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet në Divjakë 33-vjeçari

Aktualitet | 7 muaj më parë

Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Divjakës pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Në pranga përfundoi 33-vjeçari D. S., nga fshati Çermë Sektor, Divjakë. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Korçës me 4 vite burgim dhe nga dënimi i dhënë, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 10 muaj e 4 ditë.

Policia bën me dije se veprimet e tjera procedurale për këtë rast janë kryer në vijimësi, ndërsa i arrestuari do të dërgohet për ekzekutimin e pjesës së mbetur të dënimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme