Në Portugali prezantohet sot masterplani për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’

Kosova | 11 muaj më parë

Komisioni i Koordinimit për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’ sot do t’i paraqesë familjes së ICMG-së progresin e përgatitjeve dhe planin master të Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’, në kuadër të Asamblesë së Jashtëzakonshme që mbahet në Portimão të Portugalisë.

Pas disa takimeve me udhëheqjen e Komitetit Olimpik të Kosovës, përfaqësuesit e ICMG-së kanë përgatitur një raport gjithëpërfshirës mbi zhvillimet e deritanishme, dinamiken e punëve dhe hapat që priten të ndërmerren në muajt e ardhshëm.

Ky prezantim konsiderohet një moment kyç për OCMG Prishtina 2030, pasi për herë të parë para delegacioneve të të gjitha vendeve mesdhetare do të paraqitet qartë vizioni, infrastruktura e planifikuar dhe objektivat strategjike që synojnë të garantojnë organizimin e një edicioni historik të Lojërave.

Diskutimet e sotme pritet të përcaktojnë ritmin e mëtejmë të përgatitjeve dhe të forcojnë besimin institucional se Prishtina do të jetë gati të presë garën më të madhe shumësportëshe në rajon.

/KosovaPress


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme