Në pritje të vendimit për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin, familjarët mbërrijnë në Specialen e Hagës, Endrit Thaçi pritet me ovacione. Djali i Krasniqit: Besoj se vendimi do të jetë lirues

Kosovë | 2 orë më parë

Në ambientet e Dhomave të Specializuara në Hagë kanë mbërritur familjarë të ish-krerëve të UÇK-së, në pritje të shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë.

Në Gjykatë ka shkuar Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, i cili është pritur me ovacione dhe thirrje patriotike nga qytetarët shqiptarë të mbledhur pranë ambienteve të Speciales.

Në Gjykatë kanë mbërritur gjithashtu Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, si dhe djali i Kadri Veselit.

Besoj se vendimi do të jetë lirues. Cilido që të jetë vendimi, unë jam krenar për secilin, për UÇK dhe për çdo gjë çka kanë bërë për neve…Për neve dhe për këta është një mbështetje e madhe që populli është me UÇK-në. Diçka çka dëshirojmë është që populli me ditë vlerën e UÇK-së”, tha Altin Krasniqi.

 

Qytetarë shqiptarë janë mbledhur pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, ndërsa pritet vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Familjarët janë futur në ambientet e Gjykatës, ku pritet të ndjekin nga afër seancën e shpalljes së aktgjykimit.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme