Negociatat me BE-në, Pirdeni thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Programit të Ekselencës. Integrimi, sfidë e madhe por shpërblyese

Aktualitet | 7 muaj më parë

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, gjatë një bashkëbisedimi me studentë të rinj mbi ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, theksoi rëndësinë e të rinjve në këtë proces si dhe angazhimin e tyre për t’u bërë pjesë e administratës publike.

Gjatë fjalës së saj, ministrja theksoi se integrimi europian është një proces i vështirë, por jashtëzakonisht shpërblyes, me ndikim të madh jetik për të ardhmen e vendit.

“Integrimi nuk është një proces i lehtë, por është shumë shpërblyes, me impakt jetik për të ardhmen e vendit. Është një arritje e madhe që të rinjtë shqiptarë janë pjesë e këtij rrugëtimi, duke na bërë krenarë me idetë dhe iniciativat e tyre”, tha Pirdeni.

Në fund të takimit, Pirdeni u bëri thirrje të rinjve që të bashkohen me Programin e Ekselencës, ku deri më sot janë bërë pjesë mbi 860 persona, punonjës të administratës publike. Ajo nënvizoi se ky program është një mundësi e jashtëzakonshme për të qenë pjesë e përditshme e administratës, e cila çdo ditë forcohet me përkushtimin që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian brenda vitit 2030.

“Në fund të këtij muaji, ju bëj thirrje të gjithë të rinjve që të bëheni pjesë e Programit të Ekselencës, ku deri më sot kanë marrë pjesë mbi 860 punonjës të administratës publike. Edhe ju mund të jeni pjesë e përditshme e administratës, e cila çdo ditë forcohet me përkushtimin që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian brenda vitit 2030”, tha Pirdeni.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme