Negociatat, Sulo: Ata kanë vënë kushte, Evropa ka interes strategjik për Ballkanin

Aktualitet | 5 muaj më parë

Analisti Arion Sulo, në emisionin “Trialog” në RTSH, ka komentuar procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke theksuar dallimin mes rolit teknik të Komisionit Europian dhe vendimmarrjes politike në Këshillin e BE-së.

Sipas Sulos, Komisioni Europian është institucioni që merret me aspektet teknike të procesit të integrimit, duke përfshirë raportet, takimet me palën shqiptare dhe diskutimet mbi grup-kapitujt dhe kapitujt negociues. Ndërsa, sipas tij, vendimi final i takon Këshillit të BE-së, ku ndikimi politik i shteteve anëtare është vendimtar.

“Me komisionin ne i kemi punët shumë mirë sepse komisioni do ë duhet të bëjmë një ndarje. Komisioni Europian është pala që ë miraton, harton raportet, ka takimet me palën tonë, ka negociatat, ka diskutimet e grup kapitujve dhe kapitujve, por komisioni ja çon këshillit. Këshilli si vendimmarrësi i fundit që është politik, aty pastaj kryeministrat e vendeve aty pastaj ka vetëm interesa politikë dhe vendime politike”, u shpreh Sulo.

Ai u shpreh gjithashtu se Bashkimi Europian ka interes strategjik për Ballkanin Perëndimor, për shkak të shqetësimeve mbi ndikimin rus dhe kinez në rajon, duke shtuar se kjo e shtyn BE-në ta mbajë rajonin më afër vetes.

“Evropa ka interes strategjik për Ballkanin, ka frikën e Rusisë, influencës ruse dhe kineze, na do afër dhe si të tillë dhe si të tillë mund të themi ka mbyllur një sy. Rama ka punuar jashtëzakonisht me diplomacinë personale, me transaksionet me Italinë dhe me Francën, me Makron dhe me presidentin Melonin”, tha ai

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme