Nënë Tereza “ngjitet” në skenë-Monodrama “And’rra e Nan’ Terezës” nën interpretimin e Justina Aliaj
Në skenën e Teatrit “Migjeni” u shfaq monodrama “And’rra e Nan’ Terezës, njerëzorja hyjnore”, një rrëfim i thellë artistik dhe shpirtëror kushtuar figurës së Nënë Terezës. Nën interpretimin e artistes së mirënjohur Justina Aliaj, publiku u përfshi në një udhëtim emocional mbi jetën, sakrificën dhe dashurinë universale të shenjtores shqiptare.
Vepra, me regji të Gëzim Kames, erdhi si një ndërthurje e fjalës, muzikës dhe reflektimit, duke sjellë në qendër dimensionin njerëzor dhe hyjnor të Nënë Terezës. Pas shfaqjes, Justina Aliaj ndalet te procesi i mishërimit të figurës së Nënë Terezës dhe përgjegjësia shpirtërore që mbart ky rol.
Aktorja ndan gjithashtu një moment personal, duke rrëfyer për takimin e saj në jetë me Nënë Terezën.
Shfaqja u prit me interes nga publiku shkodran teksa fjala dhe muzika u bashkuan për të përcjellë një mesazh të fortë human dhe frymëzues.
Gazetar: M. Gjini
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




