Nënkryetarja e Kuvendit takon misionarët e gjuhës shqipe në Londër: Të vazhdojmë ta mbështesim këtë mision të përbashkët

Politikë | 7 muaj më parë

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu u takua në Mbretërinë e Bashkuar me përfaqësues të Shoqatës “Ardhmëria”, si dhe me mësues që kontribuojnë në mënyrë vullnetare në mësimdhënien plotësuese të gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë.

“Është e rëndësishme të theksojmë edhe rolin në rritje të Qeverisë së Shqipërisë, e cila, përmes Strategjisë Kombëtare të Diasporës, ka vendosur mbështetjen për ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe në diasporë si një prioritet kombëtar”, deklaroi Spahiu në fjalën e mbajtur ndërsa shprehu mirënjohje të thellë për mësuesit, të cilët i cilësoi si “misionarë të dijes dhe identitetit kombëtar”.

Ajo paraqiti dhe një përmbledhje të masave dhe politikave që qeveria shqiptare ka ndërmarrë dhe planifikon të ndërmarrë për të mbështetur mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë.

“Le të vazhdojmë ta mbështesim këtë mision të përbashkët, që fëmijët tanë, kudo që të jenë, të flasin shqip me krenari dhe ta ndjejnë veten pjesë të pandarë të kombit shqiptar”, nënvizoi Spahiu.

Gjithashtu, nënkryetarja informoi të pranishmit mbi nismat për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e mbështetjes institucionale për këtë sektor kaq të rëndësishëm.

Gjatë diskutimeve, një ndër çështjet kryesore të ngritura ishte njohja e përvojës profesionale të mësuesve dhe certifikimi i nxënësve që ndjekin mësimet e gjuhës shqipe në Londër dhe në qytete të tjera të Anglisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme