Nesturi: Berisha e përdor për qëllime personale PD-në. Përmbytjet treguan çfarë është bërë keq

Aktualitet | 10 muaj më parë

Analisti Plator Nesturi ka deklaruar se kryedemokrati Sali Berisha e përdor Partinë Demokratike për interesa dhe qëllime personale.

Duke folur në emisionin “Tema e Ditës” të Arbër Hitajt në RTSH1, Nesturi theksoi se të gjitha lëvizjet që ndodhin në PD nuk ofrojnë zgjidhje.

Sipas tij, gjithçka bëhet në funksion të “nongratës” së Berishës.

“Te opozita nuk ka as shpresë se do të ketë lajm sepse në vetvete aty nuk është se po ndodh gjë. Aty është akaparuar e gjithë struktura, qoftë edhe në mënyrën e përzgjedhjes. Në rastin e Partisë Demokratike duket që vetë partia është vënë në funksion personal të z. Berisha, kjo edhe nga halli i tij që ka të bëjë me faktorin nongrata. Në të gjitha, rastet Berisha e ndjen se ai nuk ka forcën dhe së dyti, ai e përdor PD-në në funksion të çështjes së tij të nongratës. Të gjitha lëvizjet nga brenda duket se nuk ofrojnë zgjidhje”, tha Nesturi.

Nesturi foli edhe për përmbytjet dhe nënvizoi se si rastet e përmbytjeve na treguan se shumë gjëra nuk janë bërë në mënyrën e duhur.

“Reshjet e fundit dhe egërsimi i natyrës na kujtoi se çfarë gjërash nuk kemi bërë mirë dhe ky është aspekti i parë. Për fat të mirë nuk është se kanë qenë një fatkeqësi natyrore, nuk është se ka pasur elementë që janë shtuar. Pasojat ishin si pasojë e neglizhencës apo çështje që nuk janë kryer në mënyrëne duhur. Këtë duhet ta pranojmë”, theksoi Nesturi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme