“Netët korçare të poezisë”, festivali bën bashkë 33 autorë nga vende të ndryshme

Sociale | 2 vite më parë

Festivali ndërkombëtar “Netët korçare të poezisë” do të çelë siparin e këtë fundjavë në Korçë.  

I themeluar që prej vitit 1996, ky Festival i konsoliduar tashmë, do të sjellë 33 autorë nga vende të ndryshme të botës të cilët do të prezantojnë krijimtarinë e tyre në këtë qytet.

Risi e këtij edicioni do të jetë pjesëmarrja e autorëve nga Irlanda, Sllovenia dhe Rumania.

Ndërkohë festivali do të mbahet në 2 ambiente.

Juria e cila do të vlerësojë poezitë më të mira me 5 çmime do të udhëhiqet nga Entela Kasi, ndërsa anëtarë do të jenë poeti e studiuesi Zvicerian Rafael Newman si dhe studiuesja, poete dhe pedagoge Erenestina Gjergji Halili.  

Ky festival është themeluar nga një prej emrave të njohur të poezisë shqiptare, liriku korçar Skënder Rusi. 

Gazetare: G. Sali

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme