Neutralizohen dy vatra zjarri në Lazarat, shmangen dëmet
Forcat e repartit zjarrfikës në Gjirokastër kanë bërë të mundur neutralizimin në kohë të dy vatrave zjarri të regjistruara në fshatin Lazarat.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, flakët u vunë nën kontroll pa shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sipas informacionit paraprak, është djegur vetëm një sipërfaqe me barishte dhe shkurre.
Ndërkohë, organet ligjzbatuese kanë nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në shpërthimin e këtyre vatrave zjarri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




