Newcastle “poshtëron” Manchester United

Një tjetër humbje poshtëruese për United, 4-1 përballë Newcastle. Tonali zhbllokoi sfidën pas një asistimi fantastik nga Isak. Megjithatë, shfaqja e Magpies u zhvillua “vetëm” në pjesën e dytë, pasi Garnacho barazoi në minutën e 37-të dhe rezultati ishte 1-1 me përfundimin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Barnes doli në skenë, duke shënuar një dygolësh që lejoi ekipin vendas të kalonte 3-1 në minutën e 64-të, me golin e parë që erdhi pikërisht në fillim (minuta e 49-të). Ndërkohë, Amorim humbet edhe Zirkzee për shkak të dëmtimit dhe situata përkeqësohet në minutën e 77-të, kur Bruno Guimarares përfiton nga asistimi i Joelinton për të shënuar 4-1 duke kompletuar pokerin.
Me këtë fitore Newcastle ngjitet në kuotën e 56 pikëve, një më shumë se Chelsea i vendit të gjashtë (vendi i pestë vlen një vend në Champions League).
Nga ana tjetër, United tregoi se e ka mendjen në ndeshjen e kthimit të Europa League ndaj Lyonit dhe mbetet i katërmbëdhjeti me 38 pikë, vetëm tre më shumë se Wolverhampton dhe West Ham.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



