Neymar “përgënjeshtron” Ancelotti-n: Mosgrumbulimi im? Zgjedhje teknike!

Futboll Bota | 1 vit më parë

Kombëtarja braziliane e futbollit ka një problem të madh pasi marrëdhënia mes Neymar Jr. dhe Carlo Ancelotti-t nuk është aspak e mirë.

Pak orë më parë “O Ney” zbuloi se nuk figuronte mes të grumbulluarve për Eliminatoret e Amerikës së Jugut si pasojë e zgjedhjes teknike të bërë nga komisari teknik italian dhe jo si pasojë e një dëmtimi.

“Kisha një muskul të irrituar, por nuk ishte asgjë serioze. Unë madje edhe luajta sot”, tha Neymar pas barazimit mes Santos dhe Fluminenses. “Përballë Bahia-s nuk do të luaja pasi isha pezulluar dhe skuadra ime më dha leje të mos paraqitesha në stërvitje kështu të rikuperohesha plotësisht”, vazhdoi 33-vjeçari. “Mendoj se jam jashtë kombëtares për shkak të zgjedhjes teknike të bërë nga trajneri dhe jo për shkak të problemeve të mia fizike”, shtoi autori i 79 golave në 128 ndeshje për Brazilin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme