Fest 64′ në stendën e RTSH-së në “Klik Ekspo Group”-Elhaida Dani sjell në ekran 12 artistë

Kulturë | 12 muaj më parë

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, i organizuar nga “Klik Ekspo Group” në bashkëpunim me partnerin mediatik Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), është kthyer në një platformë kyçe për promovimin e artit dhe muzikës shqiptare.

Një nga momentet më të pritura të panairit është stenda e RTSH-së, ku Drejtoresha Artistike, Elhaida Dani, do të presë 12 këngëtarë pjesëmarrës të Festivalit të 64-të. Ky është një rast i vecantë për të prezantuar talentet e reja të muzikës shqiptare dhe për të promovuar këngët që do të konkurrojnë në festivalin më të rëndësishëm të vendit.

Vizitorët e panairit do të kenë mundësinë të njihen me procesin krijues të këngëtarëve dhe artistëve, të shohin projektet më të fundit të tyre.

Organizatorët shprehen se qëllimi kryesor është të krijohet një platformë ku krijimtaria shqiptare mund të shfaqet në një nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke nxitur bashkëpunime të reja dhe duke forcuar lidhjet mes artistëve dhe publikut.

Ky panair premton të jetë jo vetëm një ekspozitë e projekteve të reja artistike, por edhe një mundësi për të eksploruar risitë dhe trendet e fundit në art dhe muzikë, duke promovuar talentet shqiptare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme