Ngjarje e rëndë në Llogara, merr flakë makina, digjet edhe drejtuesi brenda mjetit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Qafën e Llogarasë në Vlorë, ku një automjet ka marrë flakë dhe për pasojë ka humbur jetën edhe drejtuesi i mjetit.
Sipas burimeve për rtsh.al, makina është përfshirë nga zjarri dhe drejtuesi ka mbetur i bllokuar brenda, duke mos mundur të dalë në kohë. Si pasojë, ai ka ndërruar jetë, pasi është djegur brenda automjetit.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe identiteti i viktimës. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet deklaratën e policisë
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




