Ngjyrosja e vezëve të Pashkës, Mimoza Duka tregon më tepër rreth detajeve të këtij riti

Sociale | 3 vite më parë

Mimoza Duka përveç gatimeve tradicionale që bën dhe ekspozon në panaire të ndryshme brenda dhe jashtë qytetit të Gjirokastrës. Nuk harron që në ditët e Pashkëve të kryej edhe rite të ndryshme. E gjetëm Mozën duke përgatitur ngjyrosjen e vezëve, ku  ajo na tregon më tepër rreth detajeve të këtij riti .

Tavolina festive e Pashkëve  bënë bashkë familjarët, miqtë dhe të afërmit të cilët bëjnë gëzuar më vezët e Pashkëve në duar.

Vezët e kuqë këmbehen më familjarët dhe të afërmit, ndërkohë një vezë ruhet për një vit. Simbolikë tjetër është edhe përgatitja e bukës së ëmbël që shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe marrja e flakës në kishë e cila çohet nga besimtarët në shtëpitë e tyre.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme