Ngritja e Tribunalit Special-BE ndan kontributin financiar prej 10 mln eurosh

Bashkimi Evropian ka ndarë kontributin e parë financiar prej 10 milionë eurosh për të mbështetur Tribunalin Special që po krijohet për të hetuar dhe gjykuar krimet e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Ky tribunal po ngrihet nën kujdesin e Këshillit të Evropës.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, e njoftoi këtë financim mbrëmjen e sotme krahas nënshkrimit të një marrëveshjeje me Këshillin e Evropës.
“BE-ja ka dhënë 10 milionë euro të parat për një Tribunal të ri Special për të ndjekur penalisht udhëheqësit rusë për rolin e tyre në luftën e Moskës kundër Ukrainës. Udhëheqësit e Rusisë janë përgjegjës për këtë luftë dhe ata duhet të mbajnë përgjegjësi. Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri” tha Kallas.
Ky njoftim vjen pas kritikave nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë Forumit Ekonomik në Davos, ku ai qortoi partnerët ndërkombëtarë për ritmin shumë të ngadaltë për të vendosur praa drejtësisë Vladimir Putin dhe dënuar krimet e luftës ruse kundër Ukrainës.
Marrëveshja për krijimin e këtij Tribunali Special u nënshkrua në qershor 2025 mes Ukrainës dhe Këshillit të Evropës (në Strasburg).
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




