Nis asfaltimi i rrugëve në Lezhë, ishin dëmtuar nga punimet për kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza

Aktualitet | 4 muaj më parë

Përfundimi i rrjetit nëntokësor të ujërave të bardha dhe të zeza në Lezhë ka hapur rrugën e asfaltimit të rrugëve të dëmtuara gjatë punimeve, që kishin vështirësuar qarkullimin.

Ndërhyrja ka nisur në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe do të shtrihet në të gjithë qytetin.

Sipas kryetarit te bashkisë Pjerin Ndreu, “po vendoset shtresa e parë e asfaltit për lehtësimin e qarkullimit në sezonin veror, ndërsa më pas do të vijojë asfaltimi i plotë dhe sistemimi i rrugëve”.

Rrugët e qytetit të Lezhës u dëmtuan gjatë zbatimit të projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza.

Ky investim synon të zgjidhë përfundimisht problemin e përmbytjeve, një nga shqetësimet kryesore të qytetit ndër vite.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme