Nis dezinfektimi i bregdetit – ISHP, minimizohen mushkonjat e parandalohen sëmundjet

Bregdeti i është nënshtruar dezinfektimit të larvave të mushkonjave me qëllim eliminimin e tyre. Ky proces që po realizohet nga Instituti I Shëndetit Publik dhe njësitë vendore do të parandalojnë disa sëmundje të rënda infektive dhe do të zgjasë deri në Tetor.
Bregdeti së bashku me disa zona urbane, ligatinore dhe kanale e bodrume në njësi banimi i janë nënshtruar procesit të dezinfektimit të mushkonjave nga ISHP.
Ky proces ka për qëllim eliminimin e 4 lloje larvash të cilat kthehen në mushkonjat më të rrezikshme për transmetimin e sëmundjeve infektive.
Biocidi që do të përdoret në këtë proces nuk dëmton florën dhe faunën. Zonat e identifikuara do të ritrajtohen gjatë verës sipas nevojave.
Përveç parandalimit të sëmundjeve procesi ul ndjeshëm edhe bezdisjen e pushuesve nga pickimet të cilat jo rrallë kanë nxitur largimin e tyre në disa zona.
Gazetare: S. Mlloja
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




