Nis nga ndërtimi një lagje re në Tiranë

Një lagje e re ka nisur të marri jetë sot në Tiranë. Ajo do të ndërtohet afël lagjes “5 Maji” Lagje e projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri, do të ndërtohet nga themelet dhe në të do të jetojnë 11 mijë banorë. Lagjia mendohet se do të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës. Ajo do të ketë një ndikim të ri në zhvillimin urban, ekonomik e social. Infrastruktura e saj do të jetë moderne dhe akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, nga shkollat e kopshtet tek njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




