Nis pelegrinazhi në Kishën e Laçit – Qindra besimtarë i drejtohen këtij vendi të shenjtë gjatë 13 të martave

Sociale | 3 vite më parë

Nuk ka rëndësi mosha, apo cilit besim i përkasin. Besojnë në mrekullitë e Kishë së “Shna Ndout” në Laç, e sot qindra qytetarë kanë nisur pelegrinazhin e 13-të të martave, deri me 13 qershor, me lutje e besim në zemër. Luten për shëndetin dhe harmoni në familje e shoqëri.

Kisha e Shna Ndout në Laç është një kuvend dhe kishë katolike dedikuar Shën Antonit të Padovës ,  e ndërtuar dhe e shuguruar për herë të parë në 1557. U shkatërrua në 1967, por t rindërtua pas rënies së komunizmit për t’u kthyer në vend pelegrinazhi nga njerëz pa dallim fetar.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme