Nis periudha e Kreshmëve – Arqipeshkvi Peragine fton besimtarët për reflektim dhe lutje

Sociale | 9 muaj më parë

Në një atmosferë përkushtimi dhe lutjeje, besimtarët u mblodhën në Katedralja e Shën Shtjefnit për Meshën e shenjtë që shënoi nisjen e Kreshmëve. Giovanni Peragine, Arqipeshkëv, Metropolitan Shkodër-Pult, ftoi besimtarët në një kohë reflektimi , pendese dhe kthimi të zemrës drejt Zotit.

Arqipeshkvi vuri theksin te lutja, agjërimi dhe bamirësia si shtyllat kryesore të kësaj periudhe 40-ditore.

“Koha e kreshmës është një dalje nga vetvetja, për të hyrë më thellë në marrëdhënie me zotin”, u shpreh  Giovanni Peragine, Arqipeshkëv, Metropolitan Shkodër-Pult.

Në përfundim të meshës,  besimtarët morën hirin në ballë, si një nga momentet më domethënëse të nisjes së Kreshmëve.

Gazetare: M. Gjoni  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme