Nis viti i ri shkollor, Rama: Shkolla të rilindura dhe standarde të reja

Aktualitet | 2 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka uruar nxënësit, mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe prindërit për nisjen e vitit të ri shkollor.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se këtë vit disa shkolla janë rikonstruktuar dhe ofrojnë kushte e standarde të reja për nxënësit dhe mësuesit.

“Mirwmëngjes dhe me urimin për një vit të mbarë shkollor nxënësve, mësuesve, drejtuesve të shkollave, e padyshim edhe vetë prindërve që sot nisin fëmijët në shkollë, ju uroj të gjithëve një javë sa më të mirë. Disa prej shkollave të rilindura këtë vit, me kushte dhe standarde të reja për nxënësit dhe mësuesit”, shkruan Rama.

Një nga risitë e këtij viti është përfshirja e 20 shkollave të Tiranës në projektin pilot “Smart City”, ku janë parashikuar masa të shtuara sigurie përmes kamerave inteligjente.

Ndërkohë, programi “Pas Shkolle”, i cili u testua fillimisht në Tiranë gjatë vitit të kaluar, zgjerohet këtë vit në 408 shkolla në të gjithë vendin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme