Nisin aplikimet për subvencionimet në bujqësi, këtë vit mbështetje edhe për gjedhët
Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Lushnjë ka nisur aplikimi për skemat mbështetëse në bujqësi.
Edhe pse ky aplikim bëhet nga interneti, në ditën e parë të procesit shumë fermerë janë paraqitur në zyrat e Agjencisë Rajonale të Bujqësisë, si dhe tek Agropika ose “Dritarja e Fermerit”.
Shumica prej tyre aplikojnë për të disatën herë, kryesisht në skemën e naftës për bujqësinë.
Në lidhje me dokumentacionin e këtij viti, fermerët duhet të kenë edhe fragmente të hartës, si edhe faturë të pesticideve apo farërave të blera, me qëllim që të vërtetohet se fermeri e punon tokën.
Aplikimet për të përfituar nga skema e subvencioneve zgjasin deri më 30 maj 2025.
Për herë të parë në skemë është edhe mbështetja jo vetëm për çdo krerë lopë, por edhe për viçat.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




