Një autogol vendos ndeshjen në “Niko Dovana”, Teuta mund Bylisin

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Teuta ka siguruar një fitore 1-0 përballë Bylisit në javën e 6-të të “Abissnet Superiore” në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Në “Niko Dovana” u zhvillua një ndeshje e kujdesshme, me shumë pak raste, për të përcaktuar fituesin me një episod në pjesën e dytë.

Pjesa e parë ishte e luftuar në mesfushë, por me pak raste në portat respektive. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 62-të: një gjuajtje e Votlai është devijuar për në portën ballshiote nga Abazaj.

Reagimi i ballshiotëve ishte i menjëhershëm, fillimisht Zhongo rrezikoi të shkaktonte autogol, ndërsa më pas Uallison u ndal nga shtylla.

Durrsakët adimistruan rezultatin deri në fund dhe u gëzohen tri pikëve që i vendos në pozicion pretendenti në klasifikim, 10 pikë dhe vendi i 5-të. Bylisi në vendin e 7-të me 6 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme