“Një mbrëmje për humorin”, konkursi i letërsisë së humorit “Niko Nikolla” vjen në edicionin e tretë

Kulturë | 1 vit më parë

Konkursi mbarëkombëtar i letërsisë së humorit, “Niko Nikolla”, do të vijë në edicionin e tij të tretë. Përmes një mbrëmjeje kushtuar humorit janë shpallur afatet dhe kriteret për konkursin, i cili synon të zbulojë e promovojë talentet e reja.

“Dëshirojmë shumë në këtë edicion të tretë që t’i japim një shtysë, një zhvillim, një hov kësaj lloj letërsie,” tha gazetarja Flora Nikolla.

“Ka njerëz akoma që mendojnë për zhvillimin e letërsisë shqipe në përgjithësi, por atë të veçantën, humoristiken, që është më e varfra ose më e vobekëta. Ka shumë pak njerëz të cilët merren me këtë letërsi, megjithëse është më e pëlqyeshmja nga lexuesit,” u shpreh regjisori Bujar Kapexhiu.

Në këtë të konkursit do të vijnë një seri aktivitetesh kushtuar satirës dhe humorit në një plan të gjerë, duke shërbyer si një shtysë për zhvillimin e humorit dhe satirës në letërsi.

Konkursi është i hapur për krijues nga të gjitha trevat shqipfolëse. Ceremonia e dhënies së çmimeve do të jetë në 5 nëntor 2025.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme