Një miqësi që vazhdon, Mbappé me fanellën e Hakimit në ndeshjen Marok-Mali

Të ndarë sepse janë në skuadra të ndryshme, e mbi të gjitha duke luftuar për Ligën e Kampionëve, lidhja midis Kylian Mbappé dhe Achraf Hakimi mbetet shumë e fortë. Në fakt, para mbërritjes së tij te Reali, sulmuesi francez kishte një marrëdhënie unike brenda dhe jashtë fushës me ish-shokun e tij të skuadrës nën hijen e Kullës Eiffel, te PSG.
Rrugët e tyre janë ndarë, por vëllazëria mbetet. Në fakt, këtë mbrëmje, gjatë ndeshjes midis Marokut dhe Malit, sulmuesi aktual i Real Madridit u kap nga kamerat në stadium për ta mbështetur nga afër Hakimin.
Pavarësisht se e filloi nga stoli, lojtari i PSG shijoi mbështetjen e jashtëzakonshme të KM10, i cili u shfaq në ekranin e madh duke buzëqeshur dhe duke mbajtur veshur fanellën me numrin 2, të njëjtë me atë të Hakimit. Një gjest që i siguroi sulmuesit francez duartrokitje të mëdha nga tifozët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




