Një vit art në galerinë “Guri Madhi”, të tjera aktivitete artistike do të zhvillohen gjatë vitit

Galeria e Arteve “Guri Madhi” në Korçë ka qenë gjatë këtij viti një vatër e gjallë arti, ku janë zhvilluar një sërë aktivitetesh që kanë sjellë më pranë publikut vepra të çmuara të autorëve shqiptarë dhe jo vetëm.
Një nga aktivitetet më të veçanta ka qenë cikli “Portret në Galeri”, i cili i është kushtuar figurave të njohura të artit pamor shqiptar, duke i përkujtuar përmes veprave, diskutimeve dhe prezantimeve të kuruara.
“Një aktivitetet i rëndësishme që kemi bërë si cikël, portret në galeri, ku kemi kujtuar emra të njohur. I kemi kushtuar një javë të plotë krijimeve të tyre. Aktiviteti ka krijuar një impakt dhe një zgjim në publik për këto figura të mëdha”, tha Blerta Belliu, Drejtore e Qendrës së Kulturës dhe Inovacionit në Korçë
Përgjatë këtij viti janë planifikuar edhe ekspozita të reja me praninë e piktorëve të njohur të skenës kombëtare, duke e kthyer Galerinë “Guri Madhi” në një platformë të vazhdueshme për promovimin e artit dhe kulturës.
“Ky vit që vjen do të jetë i ngjeshur për galerinë e artit pasi unë dhe qendra e artit do shumë Gaz Lekën, një nga emra më të njohur të artit pamor. Shpresojmë t’ia dalim. Gjithashtu ne kemi “Ditët e Mios”, që vijnë piktorë nga e gjithë bota dhe kjo hapësirë mbushet me veprat e tyre“, tha ajo.
Ky institucion kulturor vazhdon të mbetet një nga simbolet më të rëndësishme të identitetit artistik të qytetit të Korçës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




