Njihuni me 28 skuadrat që kanë siguruar një vend në Kupën e Botës 2026

28 skuadra janë kualifikuar deri më tani për në fazën finale të Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Kanë mbetur edhe 20 vende të lira (48 kombëtare do të marrin pjesë në fazën finale të turneut), që do të përcaktohen në ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Botërorit si dhe në sfidat e Play Off-it, që do të luhen në marsin e vitit 2026.
Kanadaja, Meksika, SHBA, Japonia, Zelanda e Re, Irani, Argjentina, Uzbekistani, Republika e Koresë, Jordania, Australia, Ekuadori, Brazili, Uruguai, Paraguai, Kolumbia, Maroku, Tunizia, Egjipti, Algjeria, Gana, Kepi i Gjelbër, Afrika e Jugut, Katari, Anglia, Senegali, Bregu i Fildishtë dhe Arabia Saudite kanë siguruar tashmë një biletë për në fazën finale të Botërorit të ardhshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




