Nkunku është i Milanit, kuqezinjtë blejnë sulmuesin 42 milionë euro

Futboll Bota | 1 vit më parë

Pasi dështoi transferimi i Harder, Milani përforcohet në sulm me Christopher Nkunku, i cili vjen nga Chelsea.

Një negociatë shumë e shpejtë, që filloi të mërkurën në mbrëmje dhe tashmë ka arritur në destinacionin përfundimtar.

Për francezin, i cili është ndjekur nga afër edhe nga Bayerni i Mynihut, kuqezinjtë do të paguajnë 37 milionë euro plus 5 milionë euro në bonuse, për një tarifë që mund të arrijë një maksimum prej 42 milionë eurosh.

Sulmuesi, i cili shijoi periudhën e tij të artë te Leipzig në sezonin 2022/23 (23 gola në 36 paraqitje), do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me vlerë afërsisht 5 milionë euro.

Sipas “The Athletic”, “blutë” tashmë e kanë autorizuar Nkunku të udhëtojë në Milano për vizitat mjekësore të detyrueshme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme