Norris merr pole në Las Vegas, Ferrari “kapitullon” pa kushte

Formula 1 | 11 muaj më parë

Lando Norris merr pole position në Çmimin e Madh të Las Vegasit. Piloti i McLaren arriti që të jepte xhiron më të shpejtë duke lënë pas Verstappen.

Pas tyre do të nisen Sainz dhe Russell ndërsa nga vendi i pestë do të startojë garën e nesërme Piastri.

Sa u përket veturave Ferrari ishte një sesion për tu harruar pasi më mirë u pozicionua Leclerc, i cili dhburoi kohën e 11-të më të shpejtë. Ndërsa Hamilton u eliminua që në sesionin e parë pasi përfundoi i fundit. Për britanikun kjo është hera e parë që mbyll provat zyrtare të një Çmimi të Madh duke rregjistruar kohën më të keqe.

Në fund të provave zyrtare të Çmimit të Madh të Las Vegasit i ashpër ishte Charles Leclerc, i cili nuk fshehu frustrimin me veturën. “Në pistë të lagur kemi shtatë vite që nuk ruajmë ritmin e veturave të para. Ky problem është prej shtatë vitesh. Unë jam një pilot që garoj mirë në të tilla kushte, por që kur kam ardhur këtu nuk po mundem të drejtoj veturën siç dua”, tha monegasku.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme