Nuk ka fitues në Korçë, Skënderbeu dhe Tirana ndahen në paqe

Ka emocione dhe gola, por nuk ka fitues derbi i mbijetesës mes Skënderbeut dhe Tiranës. Mbyllet në barazim 1-1 sfida në Korçë me dy skuadrat që detyrohen të ndajnë nga një pikë dhe vazhdojnë që të qëndrojnë në zonën e ftohtë që të zbret në Kategorinë e Parë.
Korçarët mbyllin në avantazh pjesën e parë, falë një goli të shënuar nga Nasr. Bardheblutë reagojnë në pjesën e dytë dhe gjejnë golin e barazimit me Ndrecën, që ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi. Pavarësisht përpjekjeve në minutat e mbetura, rezultati i sfidës nuk ndryshon.
Mbyllet 1-1 kjo sfidë. Skënderbeu ngjitet në kuotën e 37 pikëve, në vendin e 7-të në renditje, ndërsa Tirana një shkallë më poshtë (vendi i 8-të) me 36 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




